Shinauatra, arrest në vendlindje
Pronari i Mançester Sitit, Thaksin Shinauatra, është kthyer një ditë më parë në Tajlandë, por është arrestuar menjëherë nga policia vendase. Ai u dërgua menjëherë para Gjykatës së Lartë, ku u desh të depozitonte 267 mijë dollarë si garanci për qëndrimin jashtë burgut, ndonëse nuk mund të largohet nga Tajlanda pa mbaruar gjyqin. Ish-kryeministri i këtij vendi akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion nga qeveria aktuale, e cila erdhi në fuqi vetëm pas një grushti shteti.