Barça, dyshime për ndihmë gjyqtarësh
Ndeshja e parë gjysmëfinale e Kupës së Mbretit në Spanjë ka kthyer përsëri në qendër të vëmendjes Barcelonën, e cila ka barazuar 1-1 me Valencian, vetëm falë pakujdesisë së gjyqtarit. Goli i Ksavit në minutën e fundit ka ardhur vetëm pas një prekje të topit me dorë nga Eto‘o, që ka tërbuar jo vetëm Valencian, por edhe tifozët e Realit të Madridit. Këta të fundit pretendojnë se gjyqtarët po ndihmojnë katalanasit për të dalë nga kriza, duke vendosur në favor të tyre episode të dyshimta si ai i ndeshjes së kampionatit me Saragozën.