E Diel, 1 Nëntor 2026

Putin rusëve: Votoni për të ardhmen tuaj

Presidenti rus, Vladimir Putin, u ka kërkuar zgjedhësve të marrin pjesë në votimet e së dielës që i përzgjedhuri i tij pritet t‘i fitojë. "Çdo zë i juaji do të jetë i rëndësishëm..., hidhni një votë për të ardhmen tuaj", tha Putin në një fjalim në televizion, të premten. Dimitri Medvedev, aleat i ngushtë i Putinit, është favoriti kryesor. Putin thotë se ai është i gatshëm të shërbejë si Kryeministër i Medvedevit nëse ai fiton. Putin ka qenë president për tetë vjet. "Ecja përpara e Rusisë nuk duhet të ndalet, ndryshimet për të mirë duhet të vazhdojnë", tha Putin. Më herët, shefi i komisionit zgjedhor të Rusisë pohoi se mbulimi i medias, i fushatës parazgjedhore, ka qenë i pabarabartë. Ditën e fundit të fushatës elektorale, Vladimir Churov tha se jo të gjithë kandidatëve u ishte ofruar prezantim i barabartë në media, megjithëse, sipas tij, mbulimi kishte qenë i drejtë. Grupet opozitare janë ankuar se media ruse, veçanërisht televizioni, i ka kushtuar shumë më tepër kohë pasuesit të zgjedhur nga Presidenti Putin, Dimitri Medvedev.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›