E Diel, 1 Nëntor 2026

Hetuesi i SPAK/BKH, Eduart Kaloshi, diplomohet në Akademinë Kombëtare të FBI-së

TIRANË, 30 dhjetor /ATSH/ Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka njoftuar se hetuesi i SPAK/BKH, Eduart Kaloshi është diplomuar këtë muaj në Akademinë Kombëtare të FBI-së, duke shënuar një tjetër hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe SHBA-së në fushën e zbatimit të ligjit.

Sipas njoftimit, çuarja përpara e bashkëpunimit në zbatimin e ligjit mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë fillon me ofrimin e mundësive të trajnimeve të nivelit më të lartë për oficerët më të përkushtuar të Shqipërisë.

Ambasada e SHBA përgëzoi hetuesin e SPAK/BKH, Eduart Kaloshi, për diplomimin e tij këtë muaj në Akademinë Kombëtare të FBI-së.

“Eduarti i bashkohet grupit të shquar të ish-studentëve ndërkombëtarë të FBI-së, duke sjellë aftësi dhe ekspertizë të re e të vlefshme në përpjekjet e vendosura të SPAK në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, thekson Ambasada amerikane.

Sipas ambasadës së SHBA, arritjet e tij do të forcojnë më tej bashkëpunimin e Shteteve të Bashkuara me SPAK dhe do të ndihmojnë në ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurt dhe më të begatë për Shqipërinë dhe qytetarët e saj.

/gj.m/j.p/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›