E Premte, 6 Nëntor 2026

Hoxha takim me Presidentin e Senatit të Rumanisë: Forcim i bashkëpunimit institucional - ATSH -

TIRANË, 5 nëntor/ATSH/ Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha po zhvillon një vizitë pune në Bukuresht, ku është takuar pasditen e sotme me Presidentin e Senatit të Rumanisë, Mircea Abrudean.

Gjatë takimit u rikonfirmua miqësia e hershme dhe partneriteti strategjik mes Shqipërisë dhe Rumanisë, si dhe angazhimi i përbashkët për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe.

Hoxha dhe Abrudean ndanë të njëjtin vlerësim për rolin e rëndësishëm të bashkëpunimit ndërparlamentar dhe diplomacisë parlamentare në afrimin e mëtejshëm të dy vendeve.

Në fokus të takimit ishin edhe pikëpamjet mbi rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, mbështetja e palëkundur e Rumanisë dhe mësimet e çmuara që ofron përvoja e saj evropiane.

“Diskutuam gjithashtu për forcimin e bashkëpunimit institucional dhe shkëmbimin e praktikave më të mira në konsolidimin e institucioneve demokratike dhe avancimin e së ardhmes sonë të përbashkët evropiane”, njoftoi Ministri i Jashtëm në X pas takimit.

1 nga 6

/gj.m/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›