E Martë, 3 Nëntor 2026

Hoxha takon zv.presidenten e BKA: Gjermania aleate e çmuar në siguri

TIRANË, 16 qershor /ATSH/ Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha priti sot në një takim Zëvendëspresidenten e Policisë Federale Kriminale Gjermane (BKA), Martina Link.

Gjatë takimit, Hoxha bëri me dije se diskutuan për “forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe BKA-së, një partneritet që ka dhënë rezultate të prekshme në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve”.

“Vlerësova kontributin gjerman në rritjen e kapaciteteve tona dhe theksova vullnetin e ndërsjellë për të çuar më tej bashkëpunimin, me më shumë operacione të përbashkëta, shkëmbim informacioni dhe mbështetje teknike”, thekson Hoxha.

Ministri nënvizoi se “siguria është sfidë e përbashkët dhe partnerët tanë, si Gjermania, janë aleatë të çmuar në këtë angazhim”.

/m.q/ /a.g/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›