E Diel, 1 Nëntor 2026

Humb jetën duke prerë dru në pyll 20-vjeçari

Pogradec- Humbet jetën duke prerë dru në pyll një 20-vjeçar. Ngjarja ndodhi në pyjet e Qafë-Panjës, kur 20-vjeçari Juli Liçkollari ka qenë duke sharruar dru së bashku me disa shokë të tij.

Një nga shokët ka sharruar një lis, por ai nuk po binte përtokë. Sipas dëshmisë së shokëve 20-vjeçari ka shkuar ta ndihmonte, dhe ka goditur disa herë me sëpatë tek shenja që kishte lënë motosharra.

Me një lëkundje të menjëhershme pema është shembur befasisht duke e zënë poshtë

20-vjeçarin Liçkollari. Ai është dëmtuar rëndë nga pema e trashë e lisit. Sipas policisë, i riu ka pësuar fraktura të shumta në pjesë të ndryshme të trupit dhe ka humbur jetën vetëm pak minuta më pas.

Burimet policore bëjnë me dije se viktima ishte nga fshati Vërdovë dhe ditën që humbi jetën do të festonte 20-vjetorin e lindjes. Ai ishte fëmija i vogël i familjes Liçkollari.

Policia po heton për shkaqet e ngjarjes, ndonëse paraprakisht ëhstë thënë se gjithçka ndodhi ishte aksidentale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›