E Hënë, 2 Nëntor 2026

Zvicra, 3 milionë euro grant për arsimin profesional

Tiranë- Zvicra do të japë një grant prej 3 milionë eurosh për reformën në arsimin professional shqiptar.

Këshilli i Ministrave vendosi sot për miratimin e kësaj marrëveshjeje, që do të nëshkruhet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Ministria e Punës, Cështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. Sipas marrëveshjes, do të krijohet një "qendër e lëvizshme" e Formimit Profesional për zonën verilindore të vendit, e cila është menduar të ushtrojë aktivitetin e saj në qytetet Pukë, Kukës, Tropojë, Peshkopi dhe Burrel.

Qendra synon formimin professional nëpërmjet kurseve në fusha të kërkuara nga tregu i punës, duke u ardhur në ndihmë kryesisht të papunëve, që në këto qendra janë të shumtë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›