E Enjte, 5 Nëntor 2026

Humbja e zgjedhjeve të mesmandatit, Trump: S’do ta shkarkoj Sekretarin e Mbrojtjes Hegseth

Amerikë | 1 minutë më parë

Facebook

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka përjashtuar mundësinë e shkarkimit të Sekretarit të Mbrojtjes, Pete Hegseth, pavarësisht se republikanët pësuan humbje të rënda në zgjedhjet e mesmandatit, humbje të cilat Trump ia ka faturuar pasojave të luftës kundër Iranit.

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, gjithashtu ka bërë përgjegjëse luftën për këtë rezultat zgjedhor.

“Jo, mendoj se ai po bën një punë shumë të mirë,” tha Trump kur u pyet nëse po konsideronte zëvendësimin e Hegseth, i cili është një mbështetës i fuqishëm i aksionit ushtarak kundër Republikës Islamike.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›