E Diel, 1 Nëntor 2026

I dënuar në Itali, arrestohet me qëllim ekstradimi 54-vjeçari

TIRANË, 6 qershor /ATSH/ Policia e Shtetit arrestoi sot në Kurbin një 54-vjeçar me qëllim ekstradimi pasi ishte dënuar në Itali me mbi 7 vjet burgim për trafikim të lëndëve narkotike dhe kanosje.

Policia njoftoi se si rezultat i informacionit të siguruar mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, menjëherë u organizua dhe u finalizua nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale operacioni i koduar “Operacionalja 95”.

Gjatë operacionit, shërbimet e DFPO-së kapën në Kurbin shtetasin Gjin Nikollaj, 54 vjeç, banues në Laç.

Sipas policisë ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi autoritetet gjyqësore italiane e kanë dënuar me 7 vjet e 2 muaj burgim për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Kanosja”.

Vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi në Itali.

/m.q/a.f/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›