I dënuar në Mbretërinë e Bashkuar për vrasje, arrestohet në Tiranë 34-vjeçari

Një 34-vjeçar është arrestuar në Tiranë këtë të premte (13 shkurt), i shpallur në kërkim për vrasje nga Mbretëria e Bashkuar. Policia bën me dije se arrestimi i 34-vjeçarit me inicialet A.Sh., erdhi si rezultat i finalizimit të operacionit të koduar “Operacionalja”.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Manchester, pasi Gjykata e Kentit të Veriut në Mbretërinë e Bashkuar, më datë 15.01.2026, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasje”.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet britanike, vijon procedurat për realizimin e ekstradimit drejt Mbretërisë së Bashkuar.
/rtsh.al/