104 vjet leku shqiptar, pas një shekulli, leku mbetet simbol i identitetit dhe pavarësisë financiare

Data 13 shkurt e vitit 1922 shënon një moment të veçantë në historinë e Shqipërisë, pasi u vendos për herë të parë në mënyrë ligjore, emërtimi i monedhës zyrtare shqiptare “Lek”. 104-vjetori i kësaj ngjarje nuk kaloi pa u përkujtuar në Shkodër. Drejtuesi i Bashkësisë së Shqiptarëve të Italisë shprehet mbi rëndësinë e asaj vendimmarrje historike.
“Duhet ta dinë fëmijët tanë, rinia se pse i themi Lek dhe pse e kemi lekun në xhep”, tha organizatori Gjergj Temeli.
Por si e shikohet pozita e Lekut sot në kushtet e proceseve integruese në BE përballë monedhës Euro?
“Monedha Lek ka qëndruar mjaft mirë dhe sot është mjaft e evlerësuarnga tregu. Ka mundur edhe dollarin edhe euron. Për Shqipërinë dhe vendin është në një pozicion mjaft të vlefshëm dhe të mirë”, shtoi ai.
Për shkak të rëndësisë së saj historike dhe kulturore, monedha shqiptare është vlerësuar dhe koleksionuar nga njerëz të ndryshëm në të gjithë botën. Edhe sot, ajo mbetet një simbol i një kohë të rëndësishme në historinë e Shqipërisë dhe një dëshmi e vlerave të saj kombëtare dhe ekonomike.
Gazetar: M. Gjini
/rtsh.al/