E Hënë, 2 Nëntor 2026

Radio Gjirokastra, zëri i dashur i jugut, mbi 85 vite transmetim që bashkon komunitetin dhe ruan lidhjen me dëgjuesit

Radioja mbetet një nga mediat më të dashura dhe më të besueshme për publikun, edhe në epokën e teknologjisë dhe rrjeteve sociale. Në Gjirokastër, radioja ka qenë për dekada zëri i komunitetit. Përmes mikrofonit, janë ndarë emocione, janë diskutuar problematika dhe është promovuar kultura e trevës, shprehet ish-gazetari i Radio Gjirokastrës, Engjëll Serjani.

“Ne kemi qenë të angazhuar, përpos detyrës edhe me një lloj përkushtimi të veçantë sepse ishim i vetmi zë nga rajoni që sillnim gjithmonë informacion, vlerat e identitetit tonë nëpërmjet polifonisë së famshme”, tha Engjëll Serjani.

Edhe sot, pavarësisht zhvillimit të mediave digjitale, radioja vazhdon të dëgjohet në makina, në shtëpi apo ne vendet e punës, duke ruajtur një lidhje të drejtpërdrejtë dhe të ngrohtë me publikun.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›