Radio Kukësi në hapësirën mediatike shqiptare, pikë reference dhe rol të pazëvendësueshëm për shqiptarët e Kosovës

Data 13 shkurt shënon Ditën Ndërkombëtare të Radios. UNESCO e ka shpallur këtë festë për të promovuar radion si mediumin dhe të gjitha mundësitë që ajo ofron. Në këtë ditë, drejtori i Radio dhe RTSH Kukës, Jonuz Hallaçi, theksoi rëndësinë e radios si një mjet komunikimi që i ka rezistuar kohës.
“radio Kukësi ka një vend të veçantë në historikun e Radios sepse ka gati 67 vite që emeton informacion, argëtim, muzikë, kulturë, jo vetëm për publikun e Kukësit”, tha ai
Një kontribut të rëndësishëm kjo radio dha edhe gjatë luftës së Kosovës më 1999.
“Kemi dhënë informacione për organizimin e Luftës Çlirimtare të Kosovës”, u shpreh Hallaçi.
Edhe sot, Radio Kukësi vijon të mbetet një pikë reference jo vetëm për dëgjuesit vendas, por edhe për shqiptarët e Kosovës dhe turistë të shumtë që vizitojnë muzeun e saj në Kukës, duke njohur nga afër historinë dhe rolin që ka luajtur ndër vite.
/rtsh.al/