I mbijetuari i shperthimit ne reanimacion ne QSUT
TIRANE - Shperthimi i fuqishem i ndodhur ne oret e para te mengjesit te djeshem ne ambientet e ish kombinatit metalurgjik ne Elbasan, ka sjelle dy te plagosur ne Tirane, njeri prej te cileve ka humbur jeten pas disa oresh kurimi. Burimet nga QSUT-ja, kane bere te ditur gjate dites se djeshme se, Erifat Sula 48 vjec, nga Elbasani, eshte ne gjendje te rende. Ky i fudnit eshte duke u mbajtur ne repartin e reanimacionit ku mjeket jane ne dyshim per jeten e tij. Nuk jepen shume informacione ne lidhje me shendetin e 48-vjecarit, por eshte bere e ditur se ai eshte nen mbikeqyrje te vazhdueshme nga ana e mjekeve. Sipas ketyre te fundit, 48-vjecari Sula ka marre djegie ne masen 50 per qind, ne fytyre dhe ne ekstremitete. Ky i fundit i eshte nenshtruar terapise intesive dhe ndodhet ne reanimacionin e pavionit te djegie plastikes.