Red Bull-Cliff Diving, spektakli vazhdon
Vlorw- Red Bull ka vazhduar edhe dje spektaklin e zhytjeve mahnitese nga lartesia ne bregdetin e Vlores. Ndersa me pare ishte zhvilluar nje aktivitet me emocione i ndjekur nga pushuesit e Dhermiut, diten e djeshme spektakli ka zbritur ne qytet. Qindra qytetare kane mundur te ndjekin e shijojne lojerat mes ajrit dhe detit te tre sportisteve te Cliff Diving. Nje iniciative e Red Bull, e mbeshtetur dhe nga bashkia e Vlores, qe ka nisur nga data 4 gusht dhe do te vijoje diten e sotme. Diten e djeshme, tre sportistet, Orlando Duque, nga Kolumbia, Hasan Moutti, nga Franca dhe Zvezdan Grzdvic, nga Serbia, kane bere spektakel duke u hedhur nga kulla prej 24 metrash e ndertuar ne plazhin, prane kalase. Ne total 12 hedhje nga kjo lartesi, ku jane kryer kater nga secili prej sportisteve, te cilet jane me te njohurit ne kete sport. Prej kater ditesh tre sportistet kane shetitur nga Vlora ne Dhermi, Jale, Himare, ne kerkim te vendit te pershtatshem per kryerjen e ketyre hedhjeve, ndersa dje kane zgjedhur Vloren dhe konkretisht plazhin tek Kalaja, qe kishte dhe thellesine e pershtatshme per ushtrimin e ketij sporti. Aktiviteti ka dhuruar mjaft emocione tek qindra shikues qe kane qene prezent per te ndjekur shfaqjen.
O.Hila
O.Hila