E Diel, 1 Nëntor 2026

Kthehet nga Australia, kapet me arme ne plazh

Shkoder- Kthimi nga Australia e larget per pushimet e Veres nuk e ka ndihmuar nje 43-vjecar qe te bente plazh i qete ne Velipoje. Kjo pasi uniformat blu te komisariatit Shkoder e arrestuan emigrantin Paulin Lusha ndersa iu gjet nje arme tip pistolete qe e mbante pa leje. Gjate kryerjes se hetimit dhe marrjes ne pyetje te te dyshuarit, agjentet zbuluan se ai ishte banor ne Shen Koll te Lezhes dhe banonte ne Australi. Por ne dosjet e policise eshte gjetur nje precedent ndaj Lushes, qe sipas policise ka qene i denuar me pare per vepren penale te vrasjes, por pasi kishte vuajtur denimin kishte emigruar. Gjate marrjes ne pyetje Lusha ka shpjeguar se armen e mbante per vetembrojtje, pasi i druhej nje hakmarrjeje te mundshme. Arrestimi u be gjate nje kontrolli te ushtruar nga forcat e komisariatit ne Velipoje, ne rrugen e plazhit, ne afersi te nje karburanti. Policia tha se arma eshte pistolete model 54 dhe ka pasur dy krehra me 15 fisheke pa leje. Fillimisht ai eshte ndaluar per armembajtje pa leje dhe me pas ka rezultuar me precedente penale te vrasjes. Burime zyrtare thane se po verifikojne nepermjet Interpolit dhe policise se Lezhes nese Lusha duhet te vuaje denimin per vrasjen qe ka kryer.

R.Ll


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›