I shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet një 50-vjeçar në Fier

Një shtetas i shpallur në kërkim është arrestuar nga Policia e Fierit, pasi ishte dënuar me 2 vite e 8 muaj burgim për veprën penale “kultivimi i bimëve narkotike”.
Në pranga është vënë shtetasi S. S., 50 vjeç, banues në fshatin Dërmenas, i cili u kap nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier në vijim të operacioneve për lokalizimin e personave në kërkim.
Sipas Policisë, arrestimi u bë i mundur falë informacioneve të siguruara në rrugë operative, që çuan në identifikimin dhe ndalimin e tij.
Ky shtetas ishte dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier me 2 vite e 8 muaj burgim.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/