E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë/ Sekuestrohet makina luksoze me vlerë 50 mijë euro e vjedhur në Itali, procedohet një 44-vjeçar

Një automjet luksoz i vjedhur jashtë shtetit është sekuestruar nga Policia e Tiranës, ndërsa një 44-vjeçar është proceduar penalisht për trafikimin e tij me qëllim shitjen në Shqipëri.

Bëhet fjalë për një mjet tip “Audi SQ8”, me vlerë rreth 50 mijë euro, i cili, pas verifikimeve, rezultoi i vjedhur në Itali.

Sipas policisë, operacioni “Stolen Line” vijon, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›