IKMT: Sot u shembën 9 vila me konstruksion druri dhe platforma betoni në Theth

TIRANË, 8 korrik/ATSH/ Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), ditën e sotme, ka vijuar aksionin në zonën e mbrojtur të Thethit për prishjen e ndërtimeve të jashtëligjshme.
IKMT bën të ditur se sot është bërë prishja e 9 vilave me konstruksion druri dhe platforma betoni.
Gjatë ditës së djeshme, IKMT përfundoi prishjen e 11 vilave dhe 8 platformave prej betoni/arme dhe konstruksioni druri, gjithashtu të ndërtuara në kundërshtim me ligjin.
Aksioni po vijon duke synuar goditjen e ndërtimeve të paligjshme dhe rikthimin e kësaj zone të mbrojtur në gjendjen e saj natyrore.
/k.s/j.p/