E Martë, 3 Nëntor 2026

Takimi i 2-të i Komitetit Drejtues “BE për Qeverisjen e Mirë”

TIRANË, 8 korrik/ATSH/ Në Tiranë u zhvillua sot takimi i 2-të i Komitetit Drejtues BE për Qeverisjen e Mirë.

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni ndau në rrjetet sociale momente nga ky takim, ku u paraqit një pasqyrë e punës së deritanishme të Projektit Bashkimi Evropian për Qeverisjen e Mirë (EU4GG) dhe hapat e ardhshëm për vitin 2025.

Pirdeni tha se në fokus mbeten reforma e administratës publike; parandalimi i korrupsionit në sektorët me risk; fuqizimi i administratës vendore për integrimin evropian dhe menaxhimi i financave publike.

1 nga 4

/k.s/j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›