INDI – Rrëzohet një avion me 242 pasagjerë

AHMEDABAD (Indi), 12 qershor /ATSH/ – Një aeroplan me destinacion Londrën është rrëzuar menjëherë pas ngritjes nga aeroporti i Ahmedabadit, në Indinë perëndimore, sipas BBC.
Kompania ajrore ”Air India” tha se “fluturimi AI171, që operonte Ahmedabad-Londër Gatwick, u përfshi sot në një incident”.
Në bordin e avionit kishte 242 pasagjerë.
Faqja e internetit e ndjekjes ”Flightradar24” thotë se mori sinjalin e fundit nga avioni në lartësinë 190 metra apo “vetëm disa sekonda pas ngritjes”.
Avioni është rrëzuar në një zonë banimi.
Sipas AFP-së, në bord ishin 169 indianë, 53 britanikë, 7 portugezë dhe një kanadez./ a.jor.