ITALI – Dy të vdekur për shkak të të nxehtit në Sardenjë

SARDENJË, 2 korrik /ATSH-ANSA/ – Dy persona kanë vdekur në Sardenjë për shkak të vapës ekstreme të këtyre orëve.
Të dy ishin në plazh.
Një 75-vjeçar u sëmur papritmas në Budoni, në bregdetin verilindor.
Shërbimi i urgjencës 118 mbërriti në vendngjarje, me një ambulancë dhe helikopterin ”Areus”, por nuk kishte asgjë që mund të bëhej.
Në San Teodoro, në plazhin e Lu Impostu, jo shumë larg vendit të tragjedisë së parë, edhe një 60-vjeçar u sëmur papritur.
Edhe në këtë rast, u thirr shërbimi i urgjencës 118, i cili u përpoq më kot ta shpëtonte burrin.
Në Sardenjë, temperaturat ditët e fundit kanë tejkaluar 40 gradët Celsius./ /os/