E Hënë, 2 Nëntor 2026

ITALI – Meloni bën thirrje për liri lundrimi përmes Ngushticës së Hormuzit

ROMË, 9 prill /ATSH-DPA/- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka bërë thirrje për rivendosjen e plotë të lirisë së lundrimit në Ngushticën e Hormuzit.

“Kufizimet nuk duhet të pranohen”, tha sot Meloni në parlamentin italian.

“Nëse Iranit do t’i lejohej të vendoste tarifa shtesë për tranzitin përmes ngushticës, kjo mund të vazhdonte të sillte pasoja të paparashikueshme ekonomike”, tha ajo.

Meloni e përshkroi si një prioritet për Italinë dhe partnerët e saj evropianë – që liria e lundrimit në ngushticën midis Iranit dhe Gadishullit Arabik të rikthehej plotësisht në kushtet që ekzistonin para luftës së Iranit.

Ajo njoftoi se do të punonte me partnerët ndërkombëtarë drejt këtij qëllimi.

Duke pasur parasysh situatën e tensionuar ekonomike, Meloni ngriti gjithashtu mundësinë e një lehtësimi të përkohshëm të rregullave të buxhetit të BE-së.

“Nëse do të ketë një përshkallëzim të ri dhe një përkeqësim të mëtejshëm të situatës, një përgjigje evropiane do të duhej të merrej seriozisht në konsideratë”, tha kryeministrja italiane.

“Në këtë rast, nuk duhet të jetë tabu të shqyrtohet një pezullim i përkohshëm i Paktit të Stabilitetit dhe Rritjes”, deklaroi udhëheqësja italiane. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›