TEHERAN – Irani kërcënon me përgjigje të fortë ndaj sulmeve të Izraelit në Liban

TEHERAN, 9 prill /ATSH-DPA/- Kryetari i parlamentit iranian, Mohammad-Bagher Ghalibaf ka kërcënuar me një përgjigje vendimtare pas sulmeve shkatërruese izraelite në Liban.
“Shkeljet e armëpushimit mbartin kosto të qarta dhe përgjigje të forta”, shkroi Mohammad-Bagher Ghalibaf në X, një ditë pasi më shumë se 200 persona u vranë dhe mbi 1 000 të tjerë u vranë nga sulmet ajrore izraelite në Liban.
Izraeli ka këmbëngulur që konflikti i tij me milicinë Hezbollah nuk përfshihet në armëpushimin në Iran, i cili u njoftua të martën nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe u ndërmjetësua nga Pakistani.
Ghalibaf iu referua deklaratës së kryeministrit pakistanez, Shehbaz Sharif, i cili tha se Libani ishte përfshirë në armëpushim.
“Libani dhe i gjithë “Boshti i Rezistencës”, si aleatë të Iranit, formojnë një pjesë të pandashme të armëpushimit”, shtoi ai.
“Sharif publikisht dhe qartë theksoi çështjen e Libanit se nuk ka vend për mohim dhe tërheqje”, tha Ghalibaf.
Sulmet e Izraelit në Liban kanë shkaktuar frikë se armëpushimi “i lëkundur” – i cili përfshinte rihapjen e Ngushticës kyçe të Hormuzit – mund të dështojë shpejt.
Bisedimet e paqes midis përfaqësuesve iranianë dhe amerikanë do të fillojnë të premten në Islamabad.//a.i/