E Martë, 3 Nëntor 2026

ITALI – Zelensky: Një Plan Marshall i nevojshëm për rindërtimin e Ukrainës

ROMË, 10 korrik /ATSH-ANSA/ – Ne po punojmë për të krijuar një koalicion të madh për rimëkëmbjen, për rindërtimin dhe ky duhet të jetë momenti për ta filluar këtë rindërtim, deklaroi sot presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky në seancën plenare të Konferencës për rindërtimin e Ukrainës.

”Çdo gjë që shkatërroi Rusia mund të rindërtohet. Ky koalicion ka nevojë për vende, udhëheqës dhe biznese, që të gjithë së bashku të rindërtojmë shoqërinë tonë”, shtoi ai.

”Ajo që na duhet është një plan i qartë rimëkëmbjeje dhe qëndrueshmërie. Pak a shumë si Plani Marshall, kur ky i fundit transformoi dhe rindërtoi Evropën”, theksoi Zelensky.

“Rindërtimi i Ukrainës nuk ka të bëjë vetëm me vendin tim, por edhe me vendet tuaja, kompanitë tuaja, teknologjitë tuaja, vendet tuaja të punës. Mënyra se si e rindërtojmë vendin tonë do të modernizojë gjithashtu të gjithë infrastrukturën tuaj, të gjithë industrinë tuaj. Prandaj, ne duhet të përcaktojmë mekanizma të rinj dhe specifikë financimi”, shtoi ai./ /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›