Ilir Meta:“Rinia eshte viktima kryesore e zhgenjimit”
Kryetari i LSI, Ilir Meta, ka pershendetur rinine ne diten e kombetare te tyre, por gjithashtu nuk harroi te evidentonte problemet qe ka sot rinia shqiptare. Si nje nga protagonistet e levizjes studentore te dhjetorit qe me moton e tyre "E duam Shqiperine si gjithe Evropa", Meta tha se "sot eshte nje dite historike per te gjithe shqiptaret dhe ne vecanti per rinine e Shqiperise, qe 17 vjet me pare, me 8 dhjetor 1990, rinia shqiptare vendosi me guximin e saj, me aspiraten e saj per ndryshim qe te mbyllte nje epoke te vjeter dhe te niste nje epoke te re". Por, pas 17 vitesh, theksoi Meta, eshte per te ardhur keq qe kane ndodhur kaq shume zhgenjime te rinia. Rinia sot eshte nje nga viktimat kryesore te zhgenjimit dhe te tranzicionit te tejzgjatur.