Dita e rinise mbledh dhjetoristet
Berisha: “Levizja Studentore e vitit `90 eshte levizja me e lavdishme, me idealiste dhe me madheshtore qe kombi shqiptar ka njohur ne tere historine e tij”
Aktivistet e dhjetorit festuan dje Diten Kombetare te Rinise, e caktuar tashme si feste zyrtare me 8 dhjetor. Ceremonise festive qe u organizua nga Ministria e Kultures, Rinise dhe Sporteve ne ambientet e Muzeut Historik Kombetar me ekspoziten “Atje isha dhe une” ju bashkengjiten politikane e studente. Kryeministri Sali Berisha i pranishem ne kete ekspozite me foto bardhezi, ne perkujtim te levizjeve studentore te dhjetorit ’90, e vleresoi kete date si perballjen e pare te fuqishme te studenteve ne rruget e Tiranes, udhehequr nga lideri Azem Hajdari. “8 dhjetori celi per Shqiperine dhe shqiptaret dyert e lirise, dhe rrugen drejt dinjitetit te munguar njerezor per cdo qytetar. Levizja Studentore e vitit `90 eshte levizja me e lavdishme, me idealiste dhe me madheshtore qe kombi shqiptar ka njohur ne tere historine e tij”, vleresoi Kryeministri. E pranishme ne kete festim, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, shperndau me kete rast certifikata trajnimi per lidershipin rinor dhe tre studentet me te mire. Dita e Rinise u perkujtua dhe nga opozita e majte. Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, kujtoi me respekt rolin e kembenguljen e te rinjve dhe te rejave 17 vjet me pare per vendosjen e pluralizmit politik ne Shqiperi. “Fatkeqesisht, pas 17 vjet tranzicioni, idealet e levizjes studentore jo vetem qe nuk jane permbushur, por jane tradhtuar nga politika e vjeter. Endrra e te rinjve shqiptare per ta bere Shqiperine si e gjithe Evropa eshte ende e larget dhe e parealizuar”, nenvizoi Rama. Edhe lideri i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, e perkujtoi si nje dite historike per te gjithe shqiptaret, 8 dhjetorin, Diten Kombetare te Rinise. “Me 8 Dhjetor 1990, rinia shqiptare vendosi me guximin e saj qe te mbyllte nje epoke te vjeter dhe te niste nje epoke te re per nje Shqiperi si gjithe Evropa. Eshte per te ardhur keq qe kane ndodhur kaq shume zhgenjime qe rinia, sot, eshte nje nga viktimat kryesore te tranzicionit te tejzgjatur”, tha Meta. Aktivitetet e dites se djeshme nisen me celjen e nje ekspozite ne Muzeun Kombetar me foto bardhezi qe pasqyronin ngjarjet e dhjetorit ‘90. Me pas aktivitete u zhvilluan edhe ne Qendren Nderkombetare te Kultures “Arbnori” po me foto te ngjarjeve te dhjetorit. Me pas, ne nder te liderit te levizjes se dhjetorit, u dha dhe nje dokumentar nga TVSH, “Azem Hajdari tribun i lirise”, si dhe u diskutua mbi pluralizmin 17 vjet me vone.
Historia
Kryeministri Sali Berisha rrefeu dje nje moment te veshtire te pare prej tij ne levizjen e dhjetorit ‘90. Berisha shpjegoi me detaje se si studentet ne demonstrate ne rrugen e Elbasanit, kur per here te pare ai kish pare dhe liderin Azem Hajdari, u sulmuan brutalisht, duke u goditur ne menyre barbare.
Aktivitetet
Festimet ne diten e rinise nisen me hapjen e ekspozites “Aty jam edhe une” ne Muzeun Historik Kombetar. Ekspozita me foto bardhezi pasqyroi ngjarjet e Shqiperise se dhjetorit ‘90. Ndersa Qendren Nderkombetare te Kultures “Arbnori” u cel ekspozita me foto te dhjetorit ‘90 dhe nje dokumentar kushtuar Azem Hajdarit.