“Dhjetori u tradhtua nga politika e vjeter”
Kryetari i Partise Socialiste te Shqiperise, Edi Rama, kujton me respekt rolin dhe kembenguljen e te rinjve dhe te rejave, 17 vjet me pare, ne vendosjen e pluralizmit politik ne Shqiperi. Fatkeqesisht, pas 17 vjet tranzicioni, idealet e levizjes studentore jo vetem qe nuk jane permbushur, por jane tradhtuar nga politika e vjeter. “Endrra e te rinjve shqiptare per ta bere Shqiperine si e gjithe Evropa eshte ende e larget dhe e parealizuar”, tha kreu socialist Rama. Ai u shpreh per perkushtimin e tij, qe permes Politikes se Re te Partise Socialiste, te siguroje punesim, edukim, prodhim, mireqenie e integrim, per ta bere Shqiperine realisht pjese te Bashkimit Evropian, per te realizuar endrren qe kerkuan te rinjte ne Qytetin Studenti, 17 vjet me pare.