E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha: Te henen ne Prokurori

Rozeta Rapushi
Ministri i Jashtem, Lulzim Basha, pranon me ne fund te shkele ne Prokurorine e Pergjithshme per t’u pergjigjur mbi akuzat per abuzime per tenderin e rruges Durres-Kukes. Diten e hene, Basha do te shkoje vullnetarisht ne prokurori per t’u perballur me akuzat e drejtuara kohe me pare nga ish-kryeprokurori Theodhori Sollaku. Por me nje ndryshim te vetem. Qe kete radhe ai do te perballet me kreun e ri te organit te akuzes, Ina Rama. “Do t’i dergoj nje leter organit te akuzes dhe shpresoj se te henen ky organ do te kete resurset e nevojshme per te marre deponimin tim”, u shpreh i bindur ministri, duke e vleresuar paraqitjen e tij ne prokurori si nje detyrim qytetar. Ne kete menyre, Basha iu pergjigj menjehere madje dhe me date konkrete thirrjes se Kryeprokurores Rama, e cila u shpreh, dy dite me pare, qe prokuroria e pret te vije vullnetarisht ministrin qe te jape versionin e tij per akuzat e drejtuara, per shkak te imunitetit qe ka. Ndonese eshte shprehur i gatshem edhe kohe me pare, Basha nuk u paraqit ne prokurori kur institucioni drejtohej nga Theodhori Sollaku, personi qe e akuzoi.

“Personalisht mendoj se kjo eshte nje ceshtje jo vetem e obligimit tim si qytetar, jo vetem per sa i perket kesaj vepre madhore, por dhe per sa i perket praktikave te meparshme te Prokurorise se Pergjithshme dhe kam besim se deponimi im do t’u sherbeje te tre fushave qe permenda”, vijoi kreu i diplomacise. Basha theksoi se eshte i gatshem gjithashtu qe t’i hiqet edhe imuniteti, ashtu sic duhet t’i hiqej cdokujt tjeter me pushtet qe nuk ka frike te hetohet per cfaredo akuze, sipas tij.
Dy muaj me pare, Prokuroria e Pergjithshme kerkoi zyrtarisht nga Kuvendi heqjen e imunitetit te Lulzim Bashes dhe nisjen e procedimit penal per procedurat e tenderit te rruges Durres-Kukes. Kerkesa u shqyrtua per jave te tera nga Keshilli per Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetet, qe me ne fund vendosi qe Bashes t’i hiqet imuniteti. Si rralle ndonjehere te gjithe anetaret e keshillit ishin pro heqjes se imunitetit dhe nisen te hartojne raportin perfundimtar per kete ceshtje. Ministri Basha do te jete pa imunitet vetem kur Kuvendi te votoje per te. Nderkohe qe, ligjerisht, shqyrtimi i kerkeses se prokurorise ne keshillin per rregulloren, nuk e pengon aspak ministrin qe te flase e te jape argumentimet e tij ne prokurori per akuzat e drejtuara.
Vendimi
Ministri i Jashtem, Lulzim Basha, do te shkoje te henen ne Prokurori te Pergjithshme per t’u shfajesuar mbi akuzat e hedhura per abuzime ne tenderin e rruges Durres-Kukes. Vendimi u be i ditur dje nga vete ministri, i cili pohoi se, nepermjet nje letre zyrtare, do te njoftoje Kryeprokuroren Ina Rama per paraqitjen e tij ne organin e akuzes mbi dosjen e hapur per te.
Ndryshimi
Shkelja e ministrit ne prokurori perkon me ndryshimin e Prokurorit te Pergjithshem. Bashes i jane bere dy thirrje kohe me pare dhe nga ish-kryeprokurori Theodhori Sollaku per t’u paraqitur ne prokurori, por ndonese eshte shprehur i gatshem, ai nuk ka mundur te shkoje, duke justifikuar me axhenden e ngjeshur te tij si kreu diplomacise shqiptare. Duket se tashme eshte me i lire.
Raporti
Keshilli per Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetet ka nisur prej nje muaji shqyrtimin e kerkeses se prokurorise per heqjen e imunitetit te ministrit Lulzim Basha. Ky keshill ne menyre unanime vendosi te jete pro heqjes se mburojes ligjore te ministrit, duke e dorezuar te zhveshur para prokurorise. Tashme eshte duke u hartuar raporti perfundimtar, qe do t’i percillet per votim Kuvendit.
Imuniteti
Ministri i Jashtem, Lulzim Basha, tha dje se do te shkoje pa imunitet ne Prokurori te Pergjithshme. Basha theksoi se eshte i gatshem qe t’i hiqet edhe imuniteti qe i jep posti, ashtu sic duhet t’i hiqet cdokujt tjeter me pushtet qe nuk ka frike te hetohet per cfaredo akuze, sipas tij. Imuniteti i ministrit konsiderohet i hequr vetem ne momentin kur Kuvendi do te votoje per te.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›