“Berisha kerkon nje Akademi mercenare”
Levizja Socialiste per Integrim kundershtoi amendamentet lidhur me reformen ne Akademine e Shkencave. Kryetari i Grupit kuvendor te LSI-se, Pellumb Xhufi, gjate nje komunikimi me mediat, u shpreh se “me ane te amendimeve te Ligjit 9655, qe kerkon te kaloje me urgjence ne Parlament, mazhoranca realizon shkaterrimin edhe de jure te veprimtarise shkencore dhe kapjen e Akademise nga ekzekutivi”. Madje, sipas tij, LSI gjykon se qellimi i ketyre amendimeve, qe vijne vetem pas pak muajsh nga koha kur qeveria kaloi Ligjin 9655, eshte qe te ngreje nje Akademi qe te perputhet me konceptin filozofik te ideatoreve te se ashtuquajtures reforme ne shkence, pra nje Akademi mercenare ne sherbim te qeverise. “Ngritjes se nje Akademie mercenare i sherben edhe amendimi, sipas te cilit Presidenti emeron Kryesine e Perkohshme te Akademise se Shkencave, mbi bazen e dy kandidaturave te percjella po nga ekzekutivi”, theksoi Xhufi gjate fjales se tij. Per kete arsye, Xhufi beri me dije se “LSI i drejtohet se fundi autoritetit te Presidentit te Republikes, per rolin institucional dhe moral qe ai ka edhe per problemin e shkences ne pergjithesi dhe te Akademise se Shkencave, ne vecanti”.
O.XH