E Diel, 1 Nëntor 2026

Inflacioni po godet pensionistet

Pazotesia e qeverise per te balancuar financat publike dhe keqqeverisja kane shkaktuar nje rritje galopante te inflacionit me te gjithe pasojat shkaterrimtare qe shoqerojne ate.
Kjo eshte deklarata e bere nga nenkryetarja e LSI-se, Filloreta Kodra, ku nenvizon se rritja e inflacionit prej 7.1 per qind, sipas te dhenave te Bankes se Shqiperise, rendon ne xhepat e konsumatorit. "Kjo rritje e shfrenuar e cmimeve rendon ne menyre te shumefishte mbi qytetaret shqiptare, vecanerisht mbi ato shtresa qe perbejne realisht shumicen e shqiptareve dhe qe jetojne me te ardhura shume te pakta", u shpreh Kodra. Sipas saj, pensionistet, te cilet kete vit kane pasur nje rritje mesatare zyrtare te pensionit prej 5 per qind, po perballen me nje rritje te paperballueshme te cmimeve, duke permendur se, inflacioni prej 7 per qind shkakton tek nje pensionist me pension minimal 10 mije leke nje ulje prej 700 leke ne muaj. Gjithashtu, sipas Levizjes Socialiste per Integrim, me te njejten situate perballen mjeket, arsimtaret nepunesit e administrates dhe te gjitha kategorite e punonjesve me te ardhura te uleta e mesatare.
D.D

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›