Meta: Rinia, kjo viktime e tranzicionit
Ne diten e rinise, kryetari i LSI-se, Ilir Meta, ka deklaruar se pas 17 vitesh nga mbyllja e nje epoke te vjeter, rinia shqiptare eshte nje nga viktimat kryesore te zhgenjimit dhe tranzicionit te tejzgjatur. Deklarata e kryetarit Meta eshte bere nga nje takim pershendetes i rinise shqiptare ne konferencen rinore te kesaj partie ne qytetin e Pogradecit. "Politika e mbrapshte e kesaj periudhe eshte perpjekur per ta larguar rinine nga jeta politike, per ta dekurajuar ate, qe te jete nje pjesemarrese dhe vendimmarrese ne vendimet politike, per ta kthyer ne nje spektatore periferike, sepse ne kete menyre mundet te vazhdoje ajo keqqeverisje dhe ajo mungese transparence dhe ajo mungese vullneti politik, qe nuk i zgjidh problemet qe dihen nga te gjithe", deklaroi Meta. Per kreun e LSI-se, keto jane disa arsye qe rinia shqiptare vazhdon te largohet nga vendi dhe qe nuk beson ne sistemin tone arsimor, pasi ashtu si te gjithe qytetaret eshte viktime e erresires se vazhdueshme. D.D