Topalli, ne ekspozite rinore kunder dhunes
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, organizoi dje ne ambientet e Kuvendit ekspoziten "Une nuk e pranoj dhunen" me piktura te femijeve kunder dhunes. Me ane te pikturave te tyre, femijet dhe te rinjte prezantuan mospranimin e dhunes ne familje, pare nga kendveshtrimi i tyre. Rreth 100 punime te nxenesve te shkollave te mesme dhe 9-vjecare te Tiranes u prezantuan dje dhe ne sallen e Kuvendit u grumbulluan per kete aktivitet rreth 250 femije dhe te rinj. Ne fjalen e saj, te mbajtur me kete rast, kryeparlamentarja Topalli theksoi se duhen bere te gjitha perpjekjet qe dhuna ndaj femijeve te ndalet ne menyre te plote. Sipas Topallit, me pikturat e tyre femijet treguan se duan te jetojne ne nje bote pa dhune ne familje dhe ne te gjitha ambientet qe ata frekuentojne. Diten e sotme, Jozefina Topalli do te niset drejt Shteteve te Bashkuara te Amerikes, per te marre pjese ne nje sesion te vecante, te organizuar nga OKB per femijet.