E Diel, 1 Nëntor 2026

Sondazhi i TI, PD hedh dyshime

Fatjona Mejdini
Partia Demokratike hedh dyshime per sondazhin e Transparency International qe ve Shqiperine ne vendin e trete per sa i perket mitmarrjes, duke vleresuar se keto testime nuk pasqyrojne dot realitetin. Reagimet zyrtare erdhen dje nga zedhenesi i partise ne pushtet Gerti Bogdani dhe ajo e qeverise, Majlinda Bregu. Madje zedhenesi i PD-se, Bogdani, kerkoi qe perfaqesuesit e TI-se ne vendin tone te shpjegojne edhe pse brenda nje periudhe te shkurter kohore sondazhet per korrupsionin dalin kontradiktore.
Duke reaguar mbi sondazhin qe e rendit vendin tone si me te korruptuarin pas Kamboxhias e Kamerunit, Bogdani, kerkoi dje nga perfaqesuesit shqiptare te TI te shpjegojne metodologjine e perdorur per pyetesorin. "Si shpjegohet se ndersa ne indeksin e perceptimit Shqiperia ka bere progres te dukshem ne keto dy vite nga 2.4 ne 2.9, ndersa ne lidhje me dhenien e ryshfetit kjo na qenka rritur ne total?!", shtroi pyetjen zedhenesi i PD-se. Sipas tij, autoret e sondazhit duhet te jene objektive ne rezultat qe publikojne, duke treguar seriozitet dhe paanshmeri profesionale. "Cdo organizate, kur kryen sondazhe te tilla dhe merr persiper edhe te publikoje dhe te interpretoje rezultatet, duhet te demonstroje profesionalizem dhe integritet, duke nxjerre ne pah me paanshmeri te gjitha gjetjet dhe tendencat e te dy kaheve, edhe ato pozitive dhe jo vetem ato negative", theksoi Bogdani ne fjalen e tij. Ai shtoi se kjo forme e servirjes se rezultatit sjell keqkuptime dhe kritika.
Nga ana tjeter, zedhenesi i PD-se vecoi se korrupsioni dhe dhenia e ryshfetit jane reduktuar ne menyre te ndjeshme ne vend. "Rezultat jane pozitive, duke u krahasuar edhe me vitin 2006", vleresoi Bogdani. Ne kete pike, Bogdani kritikoi entuziazmin sipas tij, te perfaqesuesve te opozites per nivelin e larte qe ka korrupsioni ne vendin tone. Sipas tij, opozita duhet te jete bashkepunuese me mazhorancen ne luften kunder kesaj dukurie, tejet negative. "Na ka lene nje pershtypje jo te mire ngazellimi opozitar ne lidhje me rezultatet e ketij sondazhi ne nje kohe qe opinioni i qytetareve per korrupsionin e partive politike duhet ta kishte vene ne mendime opoziten", deklaroi Bogdani. Ne kete menyre, PD fton partite e opozites te japin kontributin dhe bashkepunimin e tyre ne reformen e drejtesise dhe reformave te tjera qe kerkoni integrimi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›