E Martë, 3 Nëntor 2026

Infrastruktura rikthen banorët në Dobrunë, banorët mendojnë për bujqësinë dhe turizmin

Ka pastruar gurët, ka prerë shkurret, po merret me rrethimin e saj për të mos e dëmtuar kafshët e egra, e veç humbjes së kohës si i moshuar, po mendon që të ndërtojë edhe një shtëpi verore.

Vehbiu thotë se i ka te gjitha kushtet për të qëndruar në çdo stinë. Klima e bjeshkëve e njëjtë me atë të Rugovës e vendeve të tjera turistike.

Dobruna kishte mbi 70 shtëpi por sot banorët janë të paktë në numër. Jo vetëm mungesa e infrastrukturës, por edhe pas luftës në Kosovë fshati nisi të braktisej masivisht.

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›