“Shtegtimi i bagëtive”, tradita e lashtë, përfshirja në UNESCO kërkon përfshirjen e nga brezi i ri

Në fund të vitit që lamë pas, një lajm i mirë erdhi nga Komiteti Ndërqeveritar i Mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore Jo materiale që votoi përfshirjen e transumancës në listën e trashëgimisë kulturore jo materiale botërore.
Tradita e shtegtimit të bagëtive është një traditë e lashtë që ka kapërcyer shekujt dhe shtetet. Ajo është gjerësisht e pranishme edhe në malësitë e Alpeve tona.
“Kjo është një traditë shumë e lashtë sepse malësorët në kërkim të kullotave gjithmonë kanë rendur për mbarështimin e bagëtive si e vetmja mënyrë për të mbijetuar dhe për të siguruar te ardhurat”, tha studiuesja Rita Shkurtaj.
Si një traditë që ka ekzistuar ndër shekuj, ajo duhet ruajtur dhe studiuesja Rita Shkurtaj shpreh shqetësimin në mënyrë të veçantë për brezin e ri që duket se i mungon interesi për ta trashëguar atë.
“Brezat e rinj nuk e shohin si një perspektivë për të ardhmen e tyre dhe në risk është tradita”, tha Shkurtaj.
Në fundjavën që lamë pas në pikën turistike të Bogës u zhvillua edhe një festë dy-ditore me qëllim promovimin e transumancës në bjeshkët e veriut.
/RTSH/