Intervistë e Presidentit të Republikës, Bamir Topi dhënë për “Zërin e Amerikës”.
14 dhjetor 2007
Presidenti i Republikës, Bamir Topi dha sot një intervistë për “Zërin e Amerikës”, gazetarit Armand Mero.
Zëri i Amerikës: Zoti President, së pari ju falenderoj për mundësinë për të zhvilluar këtë bisedë me ju mbi zhvillimet e fundit aktuale në vend. Jeni tashmë në muajin e pestë në detyrën e lartë të Kreut të Shtetit. Sa e vështirë ka qenë për ju, shkëputja nga pozicioni i një drejtuesi të një force kryesore prej disa vitesh në pozitat e figurës që duhet të mbajë balancën mes palëve?
Presidenti Topi: Besoj që nuk ka qenë e vështirë. Këtë bilanc mund ta bëj fare mirë edhe sot, kur ende nuk janë mbushur pesë muaj nga momenti i zgjedhjes, sepse qysh nga momenti kur vendosa të kandidoj për postin më të lartë të shtetit, realizova kontratën me vetveten që ky pozicion të imponon, që pavarësisht nga cili “background” vjen, të imponon që të jesh në funksion të ekuilibruar, konform Kushtetutës dhe ligjeve. Ky është momenti bazal i ushtrimit të funksioneve, por ka edhe një moment tjetër që është ekuilibri njerëzor, për të qenë në një pozicion, i cili duhet të jetë mjaft i kujdesshëm në raport me ndjeshmëritë e ndryshme dhe besoj që, nisur nga këto premisa dhe nga kjo lloj kontrate e vendosur qysh në momentin kur unë vendosa që të kandidoj, besoj që nuk ka qenë e vështirë. Kjo është një çështje e implementimit të vullnetit dhe të dëshirës. Gjatë implementimit sigurisht që ka momente të vështira që lidhen me konjuktura të caktuara, në një mjedis ku gjykimet dhe paragjykimet janë të pranishme. Por, gjithsesi, në raport me atë ç’ka unë kam vendosur me vetveten, besoj që jam në atë pozicion ku nuk bëhet fjalë më të jem pjesë e një strukture, qoftë edhe nga pikëpamja psikologjike, sot jam i të gjithëve dhe po mundohem me përkushtim të realizoj këtë mision që ma jep pozicioni i Presidentit.
Zëri i Amerikës: Zoti President, duket se opozita nuk është e një mendjeje. Marrëdhëniet me të majtën fillimisht u duk sikur e kaluan atë ngërçin e parë, madje ju patët takime radhazi me të gjithë krerët e së majtës, por tashmë opozita ju akuzon ju se jeni bërë palë me qeverinë. Nuk mund të flitet për marrëdhënie të qeta të themi...
Presidenti Topi: Është vetëm një pjesë, apo një segment i saj. Dhe unë dëshiroj që të mos jetë linjë institucionale e instaluar, sepse kur ju thashë një mjedis gjykimesh, apo paragjykimesh kisha parasysh edhe reagime të kësaj natyre. Unë nuk besoj që politika e ditës mund të jetë ajo që duhet të përcaktojë dominantin e marrëdhënieve institucionale. Gjithçka ka qenë transparente, e realizuar konform ligjeve dhe kuadrit kushtetues. Unë do të doja që kjo klimë paragjykuese të shmanget në mënyrë përfundimtare, sepse e rikonfirmoj që jam i interesuar për reformat madhore në Shqipëri që do t’i japin shanset jo vetëm segmenteve të politikës, por në radhë të parë shoqërisë shqiptare që të shkojë pikërisht aty ku aspiron, në integrimin euroatlantik.
Zëri i Amerikës: Megjithatë zoti President, ka një çështje konkrete, e cila solli këtë tendosje në raportet mes jush dhe opozitës, është ajo e Prokurorit të Përgjithshëm. Në të vërtetë mund të thuhet se ishin të paktë ata që besonin se nuk do të firmosej dekreti për shkarkimin e zotit Sollaku, por duket se më tepër acarimin e gjëndjes e solli një precipitim, të paktën në dukje në marrjen e vendimit nga ana juaj. Kujtoj që më 21 nëntor ju deklaruat në Bruksel në konferencën e përbashkët për shtyp me z. Solana se raporti ishte në përfundim dhe ekspertët që ju...
Presidenti Topi: Absolutisht po!
Zëri i Amerikës: ... dhe pa kaluar 24 orë në mëngjesin e ditës së nesërme, përpara se të niseshit për në Kroaci firmosët dekretin për shkarkimin, ashtu dhe për emërimin. Çfarë ndodhi? Përse kjo shpejtësi?
Presidenti Topi: Nuk ka ndodhur absolutisht asgjë jashtë normales. Ka qenë një komunikim shumë luajal në konferencën për shtyp me z. Solana në vijim të një pyetje që “e keni shkarkuar z. Sollaku?”. Në atë moment kur kam folur, sigurisht që nuk kisha bërë asnjë veprim lidhur me shkarkimin e z. Sollaku. Kur kam thënë që raporti është në përfundim, kam qenë mëse i drejtëpërdrejtë dhe të bësh një veprim 24 orë mbrapa nuk është shkelje, nuk është një veprim absolutisht kundër atyre që kam deklaruar, sepse e kam kryer 24 orë mbrapa. Do të thotë që në përfundim të raportit të ekspertëve të cilët kanë punuar të pavarur nga njëri-tjetri, pa e njohur njëri-tjetrin, kanë arritur në përfundime kryesisht të vërtetuara në raportin e Komisionit Parlamentar. Lidhur me atë ç’ka erdhi më mbrapa me zgjedhjen e Kryeprokurores, që ka ardhur pak a shumë në sinkron, pra momenti i shkarkimit i hapi rrugë momentit të dekretimit, kjo sigurisht nuk ka ndodhur në orën pesë të mëngjesit, sikurse është deklaruar nga segmente të caktuara të politikës. Për hir të transparences, kjo ka ndodhur me saktësi në orën 9.15 minuta të mëngjesit të ditës së nesërme, ku unë kam tentuar të komunikoj edhe me përfaqësues të opozitës, po tregohem shumë analitik, sepse është moment shumë i rëndësishëm, kam pritur zotin Berisha në zyrë, kam tentuar të lidhem me kryetarin e opozitës, zotin Rama dhe mbas një komunikimi me sekretaren e tij, më është bërë e ditur që zoti Rama ndodhet për vizitë në Bon të Gjermanisë. Kam tentuar të lidhem me zonjën Leskaj, e cila nuk i është përgjigjur kësaj telefonate, nuk e di për çfarë arsye, sepse marrëdhëniet janë mjaft të mira me kryetaren e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ka qenë për një vizitë në Bruksel dhe unë kam qenë i vendosur për emrin e Kryeprokurores për një arsye shumë të thjeshtë dhe luajal me konsultimet që kam bërë me të gjithë krerët e partive politike parlamentare. Nuk është diskutur për emra, nuk eshte dhënë asnjë lloj premtimi që do të analizohen emrat, por do t’u qëndrojmë besnik standardeve dhe standardet që kërkoheshin ishin mjaft elokuente dhe shumë të qarta. Do të jetë një Kryeprokuror në rastin e nevojës për të emëruar një Kryeprokuror të ri, një njeri i cili vinte nga sistemi, nuk vinte jashtë sistemit pra nga politika, nuk do të ketë lidhje me politikën, në “background”-in e tij, apo të saj, nuk do të ketë asnjë moment që të jetë kompromentuar nga politika, një njeri që do të plotësonte në mënyrë të qartë të gjitha standardet, pra që do të vinte nga Shkolla e Magjistraturës, do ishte një njeri që do të kishte vlerësimet maksimale dhe ashtu ishte. Besoj që është bërë një përzgjedhje dhe fatmirësisht, Parlamenti shqiptar në një votim që është realizuar në kuti, pa pasur asnjë lloj momenti që të jetë influencuar edhe nga një votim i hapur, ka ardhur në një shifër e cila i afrohet 3/5-ve të Parlamentit, në një kohë kur deputetë të mazhorancës aktuale nuk kanë qenë të pranishëm, pra ka marrë vota edhe nga opozita, ç’ka presupozon që përzgjedhja konform standardeve ka qenë mjaft luajale dhe ka qenë në funksion të asaj që është biseduar nga të gjithë krerët e partive politike parlamentare.
Zëri i Amerikës: Zoti President, megjithatë kjo çështje vijon të mbajë peng reformën në drejtësi. Ju, në shtator, organizuat edhe një tryezë të forcave politike parlamentare. Ndërkohë të mërkurën ju startuat me konsultimet teknike, nën drejtimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Por mungesa e këtij bashkëpunimi politik, kjo klimë mosbesuese jo vetëm e opozitës me ju, por edhe të opozitës me mazhorancën, a e rrezikon reformën, mund të mos themi dështimin, por zgjatjen në kohë siç ndodh rëndom në Shqipëri?
Presidenti Topi: Unë besoj që të gjitha palët, pra në radhë të parë reformën do ta bëjë pjesa e legjislativit, pra do ta bëjë mazhoranca dhe opozita. Nuk ka asnjë lloj diskutimi që pjesën formale, unë do të thoja që jo vetëm pjesën formale, por edhe substanciale duhet ta marrë politika në dorë, në bashkëpunim me komunitetin e juristëve, të cilët janë të domosdoshëm në këtë proces. Ky proces nuk duhet konsideruar si një proces tërësisht politik, duhet të jetë një kombinacion perfekt i vullnetit politik dhe i profesionalizmit. Në takimin për strategjinë e reformës në drejtësi, nuk kanë qenë vetëm juristë të ftuar, kanë qenë edhe përfaqësues të forcave politike, të cilët në mënyrë të qartë janë të lidhur me aktivitetin legjislativ. Pra, në Parlament ka një komision ligjesh dhe në mënyrë preferenciale janë ftuar njerëz që merren drejtpërdrejt me ligjet. Pra për t’i dhënë një natyrë më bashkëpunuese, më profesionale midis korpusit legjislativ, që merret posaçërisht me ligjet e çështjet kushtetuese dhe komunitetit të juristëve me përfaqësues nga të gjitha institucionet. Pra ideja është jo për të bërë ekzibicion, ideja është për të hapur një debat, i cili u hap realisht ditën e mërkurë, jo për t’u bërë vetëm në Tiranë, por në një fushatë sensibilizuese dhe debatuese, ç’ka do të thotë që është një klimë e detyrueshme bashkëpunimi me të gjithë juristët për të realizuar edhe transparencën në mjedisin qytetar, transparencë që nuk duhet bërë vetëm në Tiranë, jo vetëm nëpërmjet mediave, por duhet bërë në një mjedis të hapur, në të gjitha rrethet kryesore të vendit, ku realisht ka probleme me drejtësinë. Pra, ky mision është një mision madhor. Nuk ka të bëjë me një individ, me një institucion, ka të bëjë në radhë të parë me vullnetin e forcave politike, të cilat duhet të gjejnë bashkëpunimin me komunitetin e juristëve kudo që ata punojnë. Besoj se është një moment që kërkohet me ngulm si një standard që duhet të arrihet edhe nga ana e institucioneve ndërkombëtare ku ne tentojmë që të aderojmë.
Zëri i Amerikës: Zoti President, doja të ndalesha së fundmi në çështjen e Kosovës. Ajo tashmë është një çështje ndërkombëtare, negociatat dështuan, kemi këmbënguljen e vazhdueshme “kundër” të Rusisë. Megjithatë ka sinjale pozitive të Bashkimit Evropian për një qëndrim unik. Si i prisni ju zhvillimet në ditët dhe javët e ardhshme? Sa e afërt mendoni se do të jetë dita për marrjen e vendimit për statusin?
Presidenti Topi: Është e rëndësishme që ne si institucione të Shqipërisë, por edhe institucionet e Kosovës, duhet të harmonizojnë qëndrimin e tyre me atë të faktorëve rilevantë ndërkombëtarë, ç’ka do të thotë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe politikës së Bashkimit Evropian, e cila çdo ditë e më shumë po sinkronizohet tek çështja e Kosovës, ç’ka do të thotë që brenda një periudhe shumë të shkurtër ne kemi pasur mundësinë që të shohim një përmirësim të dukshëm të marrëdhënieve ndërkombëtare në funksion të çështjes së pavarësisë së Kosovës. Pra ajo ç’ka do të ndodhë tashmë dihet. Kosova do të marrë statusin e pavarësisë dhe kjo po konfirmohet çdo ditë me pozicione të reja të vendeve që kanë qenë skeptike në këtë drejtim, pra në të gjitha takimet dhe mund të them që politika institucionale e Shqipërisë ka qenë shumë aktive, në mënyrë të veçantë në periudhën e fundit, ku gjysma e kohës në takime zyrtare në mënyrë të padiskutueshme i është kushtuar çështjes së Kosovës. Unë besoj që pavarësia e Kosovës është një çështje ditësh dhe është mjaft e rëndësishme që politika e Bashkimit Evropian, sikurse thashë po vjen në një pikë të përbashkët ku do të demostrojë në mënyrë të qartë që njohja e Kosovës, qoftë kjo edhe në mënyrë unilaterale do të jetë mjaft masive dhe do të bëjë të mundur që Kosova, nisur edhe nga legjitimiteti i institucioneve të veta pas zgjedhjeve mjaft normale, të admirueshme në arritjen e standardeve, i ka dhënë premisa të qarta që shteti i ardhshëm i Kosovës dhe më i riu i Evropës do të jetë një shtet demokratik që respekton të drejta të minoritetit, të institucioneve të kultit dhe një faktor moderacioni në klimën e re që është krijuar në Ballkan, që do të ndihmojë dhe do të çlirojë psikologjikisht edhe Serbinë që të jetë edhe ajo pjesë e ëndrrës euroatlantike.
Zëri i Amerikës: Megjithatë nga Serbia së paku flitet, ka hipoteza, qarkullojnë ide të ndryshme se me shpalljen e pavarësisë mund të ketë veprime me embargo për të penguar, ose për të vënë në vështirësi shtetin e Kosovës, ndërkohë që pak ditë më parë u hap dhe zyra e tyre në Mitrovicë, zyrën serbe. Si i shikoni këto veprime?
Presidenti Topi:Shiko! Sot jetojmë në një botë të hapur. Pra, është mjaft e rëndësishme ta evidentojmë këtë fakt ç’ka do të thotë që çdo lloj veprimi i njëanshëm, i vogël i një vendi i cili nuk ka lidhje më nga pikëpamja politike me shtetin që tenton që të marrë sovranitetin e tij nuk përbën asnjë lloj preokupacioni nëse do të ndodhë në këtë mënyrë, sepse bota është e hapur, Kosova përderisa do të jetë pjesë e botës evropiane dhe e botës globale do të jetë në një pozicion të tillë që do t’i ketë kufijtë e hapur për të mos qenë në vështirësi në kushtet e një izolimi që ndodhte dhe vite më parë. Unë nuk besoj që do të ketë probleme të kësaj natyre. Ju e dini që në Kosovë sot jo vetëm institucionet legjitime që po tentojnë të legjitimohen nga pikëpamja formale, por edhe UNMIK-u edhe KFOR-i, pra forcat e NATO-s, po tregohen shumë të vëmendshme që t’i japin shansin shoqërisë së re demokratike në Kosovë që të bëjë një jetë në harmoni qytetare. Në këndvështrimin tim, nisur edhe nga informacionet, besoj se situata në Kosovë do të vazhdojë të qëndrojë e qetë edhe pas momentit të shpalljes së pavarësisë, nisur edhe nga një perceptim i vendeve të rajonit, të cilat po e pranojnë këtë realitet të ri në rajonin ballkanik si një pjesë e një realiteti të domosdoshëm për ruajtjen e qetësisë në rajonin ballkanik dhe besoj edhe më gjerë.
Zëri i Amerikës: Zoti President, ju faleminderit!
Presidenti Topi: Ju faleminderit edhe juve!