E Diel, 1 Nëntor 2026

Irani paralajmëron hakmarrje ndaj SHBA-së ndërsa protestat shpërthejnë në mbi 100 qytete

Irani ka paralajmëruar se do të hakmerret nëse SHBA-ja ndërhyn ose sulmon protestuesit, ndërsa demonstruesit vazhdojnë të sfidojnë masat e ashpra të shtypjes qeveritare. Videot dhe dëshmitë nga vendi tregojnë një përshkallëzim të reagimit të forcave iraniane, me më shumë se 100 trupa të sjellë në dy ditë në spitale, ndërsa numri i të vdekurve dyshohet të jetë shumë më i lartë.

Protestat filluan në kryeqytetin Teheran për shkak të inflacionit dhe janë përhapur në mbi 100 qytete, me kërkesa për të përfunduar sundimin klerikal të Ajatollah Ali Khamenei. Autoritetet iraniane i kanë cilësuar pjesëmarrësit si “armik të Zotit” dhe kanë kërcënuar me dënime të rënda, përfshirë vdekjen.

SHBA-të kanë paralajmëruar për masa kundër vrasjeve të protestuesve, ndërsa kryetari i parlamentit iranian ka kërcënuar se çdo sulm do ta bëjë Izraelin dhe bazat amerikane në rajon objektiva të ligjshme. Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, ka fajësuar SHBA-në dhe Izraelin për trazirat, duke akuzuar për përfshirje direkte dhe sjelljen e terroristëve.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›