E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-drejtues i degës së PD-së në Vlorë, Genc Deromemaj emërohet në krye të Kadastrës së qytetit bregdetar

Genc Deromemaj është emëruar drejtuesi i ri i Kadastrës së Vlorës.

Deromemaj është zyrtarizuar një ditë më parë nga drejtoria e përgjithshme në Tiranë, ndërsa gjatë kësaj të mërkure pritet te prezantohet përpara stafit të këtij institucioni.

Deromemaj ka qenë drejtues i degës së PD-së në Vlorë në vitit 2018-2022, ndërsa në vitin 2015 ka kandiduar për postin e kryetarit të bashkisë nën siglën e PD-së, përballë Dritan Lelit.

Me profesion inxhinier ndërtimi, Deromemaj njihet edhe si biznesmen në qytetin e Vlorës./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›