E Diel, 1 Nëntor 2026

Iu vendos tritol në biznes, zbardhet dëshmia e pronarit në Vlorë: S’kam konflikte me asnjë

Një sasi tritoli shpërtheu rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme në biznesnin në pronësi të Viktor Bezhanit, në Vlorë.

Lënda plasëse ishte vendosur në dritaren e servisit të motorave dhe si pasojë e shpërthimit pati vetëm dëme materiale.

Viktor Bezhani, pronari i këtij biznesi jashtë kamerave shprehet se ka 30 vite që merret me këtë biznes dhe shton se nuk ka pasur konflikte.

“Nuk e di pse ma kanë bërë këtë dëm”, thotë ai.

Betoni i dritares ku ishte vendosur lënda plasëse është dëmtuar nga shpërthimi. Gjithashtu dëme të kosniderueshme ka pasur edhe në brendësi të dyqanit.

Policia ka marrë kamerat e sigurisë së biznesit, por autori mesa duket e ka njohur mirë terrenin dhe zonën pasi lëndën plasëse e ka vendosur në dritaren pas godinës së dyqanit ku nuk ka kamera sigurie. Policia po heton për ngjarjen./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›