E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-kryebashkiaku i New York merr pasaportën shqiptare

Ish-kryetari i bashkisë së New York në vitet 2022-2025, Eric Adams, është pajisur me pasaportë shqiptare.

Vendimi është miratuar me një dekret të veçantë nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.

Në dekret thuhet se Adams u pajis me pasaportë shqiptare me kërkesë të tij vetë.

Ai ishte më parë për një vizitë në Shqipëri, në tetor të 2025 ku u takua dhe me kryeministrin Rama.

Adams e ka shprehur dhe më parë simpatinë për Shqipërinë dhe shqiptarët, gjatë kohës kur ishte në detyrën e kryebashkiakut të New York-ut.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›