E Diel, 1 Nëntor 2026

Ja debatet në Senatin amerikan për mbrojtjen e Shqipërisë



UASHINGTON – Pas një bisede një orëshe me Presidentin Uillson në Shtëpinë e Bardhë, sot në mbrëmje, senatori i Vigjinias, Suanson, siç është thënë, një nga drejtuesit në betejën për ratifikimin e Marrëveshjes së Versajës, ishte i vendosur të kundërshtojë çdo ndryshim që mund të përfshihet në marrëveshjen e pranuar nga Konferenca e Parisit.
Zoti Suanson shkoi në Shtëpinë e Bardhë për të marrë mendimin e Senatit dhe kryesisht të presidentit për tu larguar më pas nesër në udhëtimin e tij 1-mujor në të gjithë Perëndimin. Ai tha se Presidenti, kohë më parë, ishte shprehur gjithnjë me më shumë optimist se shumica e Senatit do të pranojnë marrëveshjen ashtu siç ishte. Nëse do të kishte rezerva gjatë shqyrtimit, që do të shfaqeshin rrugës, ai tha se presidenti nuk do t’i kundërshtojë ata, por u tregua disi i ngrysur, pasi rrezikohej programi i shqyrtimit të drejtpërdrejtë të amendamenteve dhe duhej që rezervat drastike rreth marrëveshjes të ktheheshin në Paris.
Debatet
Senatori Suanson tha se amendamenti Shantung nuk kishte shanse të pranohej nga Senati. Ai tha se mbështetësit e tij nuk do të bindnin brenda kësaj kohe shumicën për votimin e tij. Presidenti kundërshtoi amendamentin e paraqitur në Komitetin e Marrëdhënieve me Jashtë nga senatori i Kalifornisë, Xhonson sepse Shtetet e Bashkuara kanë përfaqësim të barabartë me Britaninë e Madhe në Lidhjen e Këshillit të Kombeve. Presidenti tha se nëse ky amendament pranohet, mund të kthehet mbrapsht e gjithë marrëveshja në Paris dhe do të rihapen debate të gjata. Ndonëse Britania e Madhe bashkë me kolonitë e saj kishte 6 vota në Këshill dhe Asamble, presidenti tha, se fakti ishte se delegacionet, në të vërtetë mund të votojnë si të vetëm, dhe se Shtetet e Bashkuara në këtë mënyrë nuk do të ndodhen përballë disavantazheve. Sipas bisedimeve me presidentin, senatori Suanson parashikoi se asnjë amendament tjetër nuk u mbrojt nga shumica e senatorëve që të mund të sigurohet një votim i favorshëm në Senat. Në lidhje me rezervat, ai tha prerë se atje ishte një rrjedhje e ndjeshme në drejtim të të tjerëve sesa një interpretim, por Senatorët e palës kundërshtare kishin përqendruar forcat e tyre për një qëllim; që ata të dështojnë. Në kryeqytet, gjatë ditës Administrata e Senatorëve kishte bërë një sërë konferencash me disa përfaqësues republikanë. Në anën e demokratëve, bisedimi për kompromis ishte ende në ajër, por asnjë nga udhëheqësit demokratë nuk do të pranonte, në rast se atje do të bëhej ndonjë tentativë për ndryshim.
Në mënyrë të vetëkënaqur, shumica e udhëheqësve parashikonte se politika e tyre e të shprehurit të rezervave drastike do të fitonte. Sipas amendamenteve, asnjë prej tyre nuk mund të parashikojë ndonjë gjë, por që mbështetej nga Zoti Xhonson, për ti dhënë Shteteve të Bashkuara 6 delegatë në Lidhjen e Këshillit. Atje ishte manifestuar një prirje e përgjithshme në lidhje me amendamentin Xhonson, siç pritej për tu miratuar nga Senati.
Komiteti i Marrëdhënieve të Jashtme pret të përfundojë sesionet vendimarrëse të saj rreth marrëveshjeve deri ditën e Mërkurë. Për shkak se rezervat mund të merren në konsideratë, po punohej me shpejtësi që marrëveshjet të mund të paraqiteshin në Senat nga dita e shtunë.
Tre çështjet e debatueshme
Hungaria, Shqipëria dhe Persia bënë sot kërkesa tek Komiteti i Marrëdhënieve me Jashtë, i cili kishte dëgjuar përfaqësuesit e shteteve të vogla dhe problemet e shteteve që nuk janë të kënaqur, - sipas tyre, - me Marrëveshjen e propozuar në Paris. Kërkesa e Hungarisë ishte bërë për mundësinë e ndarjes së atij vendi sipas marrëveshjes, e cila tani po negociohej. Përmes përfaqësuesit të saj, Shqipëria shtroi çështjen e asnjanësisë apo të ndërkombëtarizimit. Persia i kërkoi Komitetit të protestojë kundër marrëveshjes Anglo-Persiane, për të cilën Komiteti ishte shprehur se ishte një çështje, veçanërisht e Persisë, për dhënien e të drejtës pas lindjes pë shtetasit e saj si dhe për problemet që ishin shkaktuar me kredinë britanike prej 10 milionë dollarësh.
Senatorët e Klevelandit Eugen Pivani dhe Henri Baraks, dhe senatorja e Nju Jorkut, Bela Sekely përfaqësojnë Hungarinë. Të gjithë janë shtetas amerikanë, dhe komiteti kishte vendosur rregullin që asnjëri tjetër veç amerikanëve, nuk do të dëgjohej në seancë.
Ççështja e Hungarisë
Zoti Pivani i dha komitetit shumë arsye se përse Hungaria nuk duhej të ndahej mes çekëve, rumunëve dhe serbëve, të cilët janë duke kërkuar pjesë të territorit të saj.
Ai pohoi se Hungaria ishte pajtuar për t’iu bindur të gjitha detyrimeve të rënda që dilnin nga armëpushimi. “Atje ekzistonte vetëm një dispozitë e favorshme për Hungarinë rreth armëpushimit, që administrata civile, madje, edhe në ato rajone të cilat ishin të pushtuara nga ushtria aleate, apo mbështetëset e tyre, të mund të mbeteshin në duart e qeverisë hungareze; në këtë mënyrë, të garantohej vazhdimi i sistemit qendror për shpërndarjen e ushqimeve, qymyrit për ngrohje, dhe gjërave të tjera jetike”, - tha ai.
“Mbi të gjitha, ky kusht ishte shkelur nga ushtritë pushtuese”, - vazhdoi Pivani. Ata shkarkuan të gjithë zyrtarët hungarezë, që nuk bënë betimin e besnikërisë sipas ligjeve të pushtuesve; ata shkombëtarizuan shkollat hungareze dhe shkarkuan të gjithë mësuesit dhe profesorët që nuk mund të jepnin mësim në gjuhën e pushtuesit. Sapo Hungaria ishte çarmatosur, ata shkelën vijën e ndarjes së kufijve dhe formalisht aneksuan zonat e pushtuara të Hungarisë. Madje, edhe Rumania kishte marshuar brenda në Budapest dhe pjesën perëndimore të Hungarisë, duke shpërfillur vendimet e Parisit.
“E gjitha kjo është kundër me Kartën e Kombeve dhe kushteve të veçanta të armëpushimit; dhe kjo është një arsye reale për vuajtjet, krizat, dhe trazirat që akoma triumfojnë në Europën Juglindore. Zoti Pivani paraqiti si provë mbi tavolinë një statistikë ku në secilin rajon, të cilin e kishin propozuar për ta shkëputur nga Hungaria, bazuar kryesisht sipas shteteve favorite që pretendonin ti merrnin, gjithçka ishte në minorancë. “Të gjitha pretendimet që do të kënaqnin pjesën e madhe të hungarezëve apo racës maxhare ishin shmangur pasi do ti duheshin të largoheshin jashtë vendit të tyre dhe Hungaria do të humbiste 80 përqind të territorit të saj. Për Gjermaninë ishte aprovuar heqja e vetëm 10 përqind të territorit të saj, ndonëse ka më tepër konsekuenca. Hungaria është duke humbur 80 përqind të territorit të saj, të cilin e ka pasur deri më tani për mijëra vjet. Zoti Sekely tha në kërkesën e tij se Komiteti duhet të tregohet shpirtmadh, i mëshirshëm dhe njerëzor që të mbrojë popullin. Duke dekaruar se Hungaria nuk është një rezultat i gjeografisë diplomatike, por i vetë natyrës, brenda kufijve natyralë, me male dhe lumenj, Zoti Sekely përmendi rastin sesi rumunët dhe serbët, të përzënë dikur nga turqit, gjetën strehim dhe miqësi atje. Zoti Baracs, duke përfaqësuar Federatën Hungarezo - Amerikane tha: Përmes zërit tonë, protestojmë kundër propozimit për ndarjen e Hungarisë, në kundërshtim me ligjin dhe papajtueshmërinë e kërkesave të vëna sëfundmi, dhe me respekt të plotë, kërkojmë që Senati të refuzojë, që emër të vendit tonë të bëhemi pjesë e asgjësimit të një kombi të civilizuar.”
Shqipëria dhe Persia
Protesta e Shqipërisë për qenien kundër asgjësimit të saj u paraqit nga zoti C.T. Eriksion, i cili për disa vjet kishte drejtuar një kolegj amerikan në Shqipëri. Komiteti ishte shprehur përmes Çarls W. Rasell, ish-ministër amerikan në Persi, se “marrëveshja Anglo-Persiane robëronte pjesën më të madhe të sovranitetit të Persisë. Përmes borxhit prej 10 milionë dollarësh, Britania e Madhe siguronte të drejtën e trajnimit dhe administrimit të Ushtrisë Persiane, të kontrollit mbi funksionet qeveritare, dhe në të vërtetë, në ruajtjen e protektoratit ndaj vendit dhe popullit të tij. Ai kërkoi që Komiteti të kalojë një rezolutë ku të protestojë kundër Marrëveshjes dhe të vazhdojë të kundërshtojë çdo marrëveshje e cila siguron petkun e protektorateve, dhe robëron të drejtat e sovranitetit të shteteve të vegjël.

Shkrimi është publikuar në “The New York Times më 3 shtator 1919
Titulli është redaksional
Përgatiti Albert Gjoka

a

18 Korrik 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›