E Diel, 1 Nëntor 2026

Jaupaj: Forcim i kapaciteteve për mbrojtjen e Vjosës dhe zonave të mbrojtura

TIRANË, 25 shkurt/ATSH/ Mbi lumin Drino në Tepelenë, pjesë e Parkut Kombëtar të Vjosës u zhvillua sesioni i radhës së trajnimit për stafin e Ministrisë së Mjedisit, Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, strukturave rajonale dhe institucioneve vendore, në kuadër të projektit EU4Nature.

Partnerët italianë të ARPA Lombardia ndanë praktikat më të mira për zbatimin e legjislacionit europian, përdorimin e teknologjive të vëzhgimit të tokës, monitorimin me dronë të depozitimeve të paligjshme të mbetjeve, menaxhimin e pikave fundore të trajtimit të mbetjeve dhe rehabilitimin e zonave të ndotura.

Në një postim në rrjetet sociale Jaupaj tha se “bashkëpunimi teknik forcon kapacitetet për monitorim të bazuar në të dhëna, koordinim ndërinstitucional  dhe ndërhyrje më efektive në terren për mbrojtjen e Vjosës dhe zonave të mbrojtura”.

Ky cikël trajnimesh në kuadër të EU4Nature mbështetet nga Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri dhe SIDA, zbatuar nga Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, UNDP Albania, AICS Tirana, me mbështetjen e bashkisë së Milanos dhe CELIM Shqipëri.

1 nga 4

/k.s/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›