“Jon” rikthehet në Festivalin e Këngës pas 35 vitesh

Në Natën Nostalgjike të Festivalit të Këngës, dueti i Anxhela Peristerit me Alis risolli në skenë këngën legjendare “Jon”, e kënduar nga Ardit Gjebrea. Kënga “Jon” ishte fituese e Festivalit të 30-t të Këngës dhe rikthimi i saj solli emocione të veçanta për publikun.
Anxhela Peristeri u shpreh e emocionuar ku tha se: “Kënga ’Jon’ më përfaqëson dhe mua, pasi jam larguar përpara gati 20 vjetësh nw Greqi. E vlerësova shumë dhe është një ndjesi e veçantë ta këndoj sot.”
“Jon” është një ndër këngët më të fuqishme të Ardit Gjebreas, që përshkruan dhimbjet dhe shpresat e shqiptarëve në hapat e parë drejt demokracisë. Tekstin e kanë shkruar Zhuliana Jorganxhi dhe Xhankarlo Milone, ndërsa muzikën e ka kompozuar vetë Ardit Gjebrea. Kënga vazhdon të dëgjohet dhe të vlerësohet nga publiku edhe pas dekadash, duke mbetur një simbol i muzikës shqiptare.
/rtsh.al/