Fest 64-Salsano Rrapi batuta me këngëtaren, “detyron” Eneda Tarifën të këndojë “Vajzat e fshatit tim” në epokën e Instagramit

Këngëtarja Eneda Tarifa, e ftuar në natën e tretë të Festivalit 64 të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka kënduar në duet së bashku me Sara Kapon, këngën e njohur “Vajzat e fshatit tim”.
Pas emocioneve që dhuruan në skenë, Eneda u pyet nga prezantuesi Salsano Rrapi se si do këndohej kjo këngë në ditët e sotme teksa ka 50 vite që është krijuar dhe kënduar në festival, duke e shoqëruar me batuta.
Biseda në skenën e Fest 64:
Salasano Rrapi: E shijove fshatin?
Eneda Tarifa: Më mirë nuk bëhet.
Salsano Rrapi: Do dal pak nga skenari, kjo këngë ka 50 vjet, si mund të këndohet sot kjo këngë për vajzat e fshatit?
Eneda Tarifa: Sot është koha e internetit, e Instagramit
Salsano Rrapi: Më gjej një nga këto
Endea Tarifa: Likesh pas likesh o…shoqet në story-in tim.
Salsano Rrapi: Tag u bën shoqeve o… filtri në ballë u ndrin…
/rtsh.al/