E Hënë, 2 Nëntor 2026

KIEV – 15 viktima, përfshirë katër fëmijë, pas sulmeve ruse

KIEV, 28 gusht /ATSH-DPA/ – Të paktën 15 persona u vranë në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, pas sulmeve të përsëritura me raketa dhe dronë rusë.

Midis të vdekurve ishin edhe katër fëmijë.

”Rreth 40 persona të tjerë u plagosën, përfshirë disa fëmijë”, raportoi ”Kyiv Independent” duke cituar kryetarin e bashkisë Vitali Klitschko.

Midis të plagosurve, 30 u shtruan në spital.

“Këto raketa dhe dronë sulmi rusë sot janë një përgjigje e qartë për të gjithë në botë që, për javë dhe muaj, kanë bërë thirrje për armëpushim dhe për diplomaci të vërtetë”, tha Zelensky.

“Rusia zgjedh balistikën në vend të tryezës së negociatave. Ajo zgjedh të vazhdojë të vrasë në vend që t’i japë fund luftës”, shtoi ai.

Agjencia e lajmeve RBC-Ukrainë raportoi dëme të mëdha dhe zjarre të shumta.

Fotot treguan ndërtesa të shembura, grumbuj mbeturinash dhe makina të djegura.

Klitchko më parë tha se mbrojtja ajrore ishte aktive dhe se një dron rus ra në oborrin e një ndërtese banimi nëntëkatëshe, por nuk shpërtheu.

Shpërthime u raportuan gjithashtu në qytetin verior të Sumy dhe qytetin jugor të Zaporizhia vonë të mërkurën.

Gazeta ”Kyiv Independent” raportoi se banorët e pothuajse të gjitha pjesëve të vendit u urdhëruan të strehoheshin, madje edhe larg vijës së frontit.

Ushtria ruse raportoi lëshimin e dronëve ukrainas mbi rajonet Rostov, Belgorod dhe Smolensk dhe mbi gadishullin ukrainas të Krimesë.

Aeroporti i Volgogradit kufizoi operacionet si masë paraprake./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›