KIEV – Ukraina merr trupat e 1 000 ushtarëve të vrarë nga Rusia

KIEV, 18 shtator /ATSH-DPA/ – Rusia i ka dorëzuar Ukrainës trupat e 1 000 ushtarëve të vrarë, njoftuan sot zyrtarët.
Sipas shtabit për çështjet e të burgosurve të luftës, dorëzimi u ndërmjetësua nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar.
Blogerë ushtarakë rusë shkruan se Moska mori në këmbim trupat e 24 ushtarëve, megjithëse kjo shifër nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Ukraina po mbron veten nga pushtimi rus prej më shumë se tre vitesh e gjysmë.
Që nga fillimi i këtij viti, Kievi ka marrë mbi 13 000 trupa ushtarësh të vrarë nga pala ruse.
Nga ana tjetër, numri i trupave rusë të dorëzuar është dukshëm më i ulët, pasi përparimi i ngadaltë por i qëndrueshëm i trupave të Kremlinit ka bërë që vetëm pak viktima ruse të mbeten në anën ukrainase të vijës së frontit. /Ad.Ab./