E Hënë, 2 Nëntor 2026

BRUKSEL – Mosmarrëveshjet brenda BE-së rrezikojnë nismën për reduktimin e emetimeve të gazit

BRUKSEL, 18 shtator /ATSH-AFP/ – Vendet e Bashkimit Europian po përpiqen të bien dakord mbi një plan reduktimi të emetimeve të gazit përpara samitit të OKB-së për klimën “COP30” në Brazil, ndërsa mosmarrëveshjet brenda bllokut “rrezikojnë” lidershipin global në këtë nismë.

Ministrat e Mjedisit të 27 vendeve anëtare u mblodhën sot në Bruksel, ndërkohë që po afron afati i Kombeve të Bashkuara për të paraqitur planet kundër ngrohjes globale për vitin 2035.

“Ne fund të ditës, ne do të vazhdojmë të jemi ose më ambiciozët, ose ndër më ambiciozët”, tha Wopke Hoekstra, komisioneri Evropian për Klimën, në lidhje për planet e BE-së që ende nuk janë dakordësuar përpara bisedimeve.

“Jam vërtet i sigurt se roli i lidershipit që kemi luajtur në të kaluarën do të vazhdojë edhe këtë vit dhe më tej”,

BE-ja, ndër ndotësit kryesorë globalë pas Kinës, SHBA-së dhe Indisë, ka pasur deri më tani angazhimin më të madh për veprim klimatik dhe shpreson të paraqesë një objektiv të ambicioz për 2040, përfshirë uljen e emetimeve deri në 90%.

Por disa vende si Hungaria, Polonia dhe Republika Çeke e shohin këtë objektiv si të dëmshëm për industrinë.

Afati i fundit për përditësimin e planeve ështe shtatori, por vetëm disa vende e kanë përmbushur objektivin.

BE-ja ka për qëllim të bëhet neutrale ndaj karbonit deri në vitin 2050 dhe tashmë ka ulur emetimet me 37% krahasuar me vitin 1990. Megjithatë, vonesat dhe mosmarrëveshjet rrezikojnë të dërgojnë një “sinjal të keq” për udhëheqjen klimatike të bllokut. /Ad.Ab./

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›