E Diel, 1 Nëntor 2026

ROMË – Zelensky: Takim i shkëlqyer me Melonin, mirënjohje Italisë për mbështetjen

ROMË, 9 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Me Melonin, patëm një diskutim të shkëlqyer dhe shumë të thelluar mbi të gjitha aspektet e situatës diplomatike. Ne e vlerësojmë rolin aktiv të Italisë në gjenerimin e ideve konkrete dhe përcaktimin e masave për të afruar paqen, shkroi presidenti ukrainas Zelensky në X.

‘’E informova Melonin për punën e ekipit tonë negociator dhe po koordinojmë përpjekjet tona diplomatike. Ne mbështetemi shumë në mbështetjen e vazhdueshme të Italisë: është e rëndësishme për Ukrainën”, tha Zelensky në X.

“Gjithashtu dua të shpreh mirënjohjen time për paketën e ndihmës energjetike dhe pajisjet e nevojshme: kjo është pikërisht ajo që do të mbështesë familjet ukrainase”, shtoi ai, duke falënderuar Italinë.   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›